Dilema e Miriam Canit! Këngëtarja pyet ndjekësit nëse duhet të… Alban Skënderaj me “lot në sy”
Këngëtarja Miriam Cani është në dilemë nëse duhet t’i presë flokët e saj të gjata apo jo.
Dhe për të marrë një mendim se çfarë duhet të bëjë, ka pyetur ndjekësit në rrjetet sociale.
Miriam Cani publikoi një foto të flokëve të saj biondë e të gjatë, dhe shkroi: “Dilema, a duhet ti pres?”
Megjithatë, bashkëshorti i saj, Alban Skënderaj nuk është edhe aq entuziast, pasi nuk dëshiron që këngëtarja të presë flokët.
“Jo”– shkroi ai, teksa e shoqëroi komentin me një emoji duke qarë me lot.
Ndërsa ndjekësit kanë qenë të ndarë në mendime, pasi disa prej tyre e kanë këshilluar Miriam Cani që t’i presë flokët, ndërsa të tjerë jo.
/Panoramaplus.al