Dikush tha se Victoria nuk ha ushqim fare dhe nisi debati në rrjet

Ish-futbollisti Rio Ferdinand ka folur për miqësinë e tij me David dhe Victoria Beckham. Gjatë një interviste të fundit me radion australiane Kyle and Jackie O, Rio u pyet për zakonet e të ngrënit të Viktorias dhe ai pranoi se nuk mbante mend ta kishte parë atë të hante diçka specifike.

“Unë kurrë nuk e kam parë atë të hajë. Nuk mbaj mend asgjë që më ka mbetur në kujtesë, të jem i sinqertë,” tha ai.

Pas komenteve të tij, miqtë e Viktorias reaguan duke thënë për The Sun, “Victoria ka folur shumë për atë që ha dhe të thuash se nuk e ha është një marrëzi”.

“Përse njerëzit janë të interesuar për atë që ajo ha? Është e çuditshme. Victoria nuk e ka fshehur ushqimin që i pëlqen dhe nuk e ka problem kështu që arsyeja pse njerëzit komentojnë për të është e çuditshme”.

Vitin e kaluar në korrik, Victoria ndau një paraqitje të shkurtër të “dietës së saj ekstreme” pasi David pranoi se “ha vetëm peshk dhe perime të pjekur në skarë”.