Dikush në TikTok thotë se udhëton në kohë dhe na tregon fituesin e Kupës së Botës 2022

“Jam një udhëtues në kohë dhe e di se kush e fiton Kupën e Botës 2022”, tha dikush në TikTok dhe pretendon se fituesi i këtij kampionati është pikërisht Brazili.

Personi ka hapur një llogari @worldcuptimetraveller dhe ka ndarë një video ku shihet ndeshja finale e Botërorit dhe shprehet se është video e xhiruar nga e ardhmja.

Në video shfaqet ekipi i Brazilit përballë atij të Francës dhe tregohet se skuadra braziliane triumfon ndaj asaj franceze me rezultatin 2-1. Ky rezultat shfaqet me grafikat e Kupës së Botës. Gjithashtu, shihet skuadra e Brazilit duke festuar dhe Oliver Giroud duke tundur kokën i mërzitur.

“Udhëtari në kohë” ka zbuluar edhe se cilët futbollistë do të bëjnë golat, duke thënë se (Marcos Aoás Corrêa), i njohur si Marquinhos dhe (Richarlison de Andrade), i njohur si Richarlison do të shënojnë për Brazilin dhe Antoine Griezmann për Francën.

Anabelmagazine