Dikush i tha se e përdor vajzën si aksesor, Khloe Kardashian i kthehet ashpër
Khloe Kardashian është duke shijuar pushimet në Bahamas së bashku me vajzën e saj True dhe disa nga momentet më të bukura i ka dokumentuar edhe në rrjete sociale, mirëpo postimet e saj nuk janë komentuar pozitivisht nga të gjithë. Nuk ka kaluar 24 orë që nga kritikat që mori kur përmendi dietën tek vajza e saj dhe tani, fansat po i thonë se ajo e përdor vogëlushen True si aksesor. “Ti e di që vajza jote nuk është një aksesor, apo jo?”, i ka shkruar dikush.
Këto fjalë, ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’ nuk i ka pritur mirë dhe ‘ia ka mbyllur gojën’ duke shkruar: “Do dëshiroje që një prind të mos krijojë kujtime me fëmijën? Do dëshiroje që dikush të shihte fëmijën tim ndërkohë që unë i bëj këto gjëra e vetme? Unë jam mamaja e saj dhe ne po gëzojmë jetën çdo ditë bashkë. Unë dhe True po krijojmë kujtime, përgjithmonë sëbashku”. Dhe njëherë, Khloe nuk ka lejuar që komentet negative të ndikojnë në jetën e saj dhe atë të True./revistawho.com