Dikush i tha se duhet të ndahet nga Franci, Fjoralba nuk ia përton me përgjigjen
Fjoralba Ponari dhe partneri i saj, Franci, janë kthyer shumë shpejt në dyshen e preferuar të publikut. Moderatorja ka vetëm pak kohë që e ka bërë lidhjen e saj publike dhe tashmë nuk ngurron të ndajë herë pas here detaje nga marrëdhënia me Francin.
Ajo ka treguar se partnerit të saj nuk i pëlqen shumë vëmendja, ndaj ajo nuk shfaqet shumë shpesh me të në rrjete sociale.
Mirëpo ky detaj sipas një fansi të Fjoralbës do e bëj të vështirë marrëdhënien e saj me Francin dhe ndaj ata duhet të ndahen. Dikush nga ndjekësit e saj në Instagram i ka shkruar Fjoralbës:
“Unë mendoj që një vajzë ekrani me 1 djalë të thjeshtë që s’do të ekspozohet nuk shkojnë mirë të ndahen”.
Sigurisht Fjoralbës nuk i ka pëlqyer ky koment dhe i ka kthyer ndjekësit përgjigjen që meritonte.
“Ne të zotët e punës mendojmë ndryshe… ti pse shqetësohesh?”, i është përgjigjur ajo shoqëruar me një ‘sticker’ që lexon “askush nuk të pyeti”.
Fjorlaba tregoi para disa ditësh se Francit nuk i pëlqen fare fama, por ai e mbështet atë në çdo hap që hedh, ndaj marrëdhënia e tyre është perfekte.
“Sigurisht që me punën që unë bëj vjen vëmendja dhe përgjegjësia publike. Fatkeqësisht atij i pëlqen jeta e qetë dhe pa zhurmë, ndaj natyrisht të qenurit në qendër të vëmendjes nuk është pjesë e listës së gjërave të tij të preferuara, por është gjithmonë mirëkuptues dhe më mbështet në çdo hap që unë ndërmarr! He is my biggest supporter!”, i është përgjigjur Fjoralba. / Icon Style