Dikur u përfolën për një lidhje, Sheila Haxhiraj sqaron raportin me Kledi Hysën
Këngëtarja Sheila Haxhiraj thotë se Kledi Hysa është miku dhe një nga mbështetësit e saj më të mirë. Dy ish-banorët e “Big Brother VIP” u komentuan gjatë në rrjet për një histori dashurie.
Dyshimet nisën pas publikimit të disa fotove ku dukeshin të afërt në shoqërinë e njëri-tjetrit. Megjithatë më vonë u sqarua se ata ishin në një bashkëpunim për këngën e re të Sheilës. Në një intervistë të dhënë së fundmipër ‘Live from Tirana’ Sheila solli në vëmendje përsëri raportin e saj me Kledi Hysën. E pyetur se me cilin nga ish-banorët e ‘Big Brother VIP’ ka më shumë raporte të mira ajo tha:
“Pothujse me të gjithë. Kledi është suportues, të paktën ndaj punës time, ruaj marrëdhënie të mirë shoqërore me të. Me të gjithë kam ruajtur marrëdhëniet e mira por me asnjërin nuk jemi bërë miq të ngushtë thjesht kemi ruajtur dashamirësinë dhe respektin.”
Kjo deklaratë vjen në një moment kur modeli përflitet për një lidhje me këngëtaren e njohur Evi Reçi. E kur asnjëri prej protagonistëve nuk ka folur lidhur me këto raportime, Evi ka udhëtuar së fundmi drejt Austrisë. Këngëtarja ka ndarë një foto me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku shihet në natyrë teksa nuk kA ngurruar të vendosë vendnndodhjen: Austri.