Dikur shumë të dashuruar, çfarë ka ndodhur me lidhjen e “Kabirit” dhe Ildës?
Aktori indian Ashish Kapoor është shumë i njohur në Shqipëri jo vetëm për rolin e tij në serialin “Sarasvatiçandra”, por edhe për lidhjen me modelen shqiptare Ilda Kroni.
Lidhja e tyre u zbulua dy vite më parë dhe çifti dukeshin shumë të dashuruar. Madje në një intervistë për emisionin “Rudina”, Ashish Kapoor i njohur si “Kabir”, premtoi se do të vinte në Shqipëri së bashku me Ildën.
Në fillim të këtij viti çifti u përfol për ndarje, por më pas ata i mohuan lajmet duke postuar foto me njëri-tjetrin në rrjete sociale. Kanë kaluar disa muaj dhe ata nuk po i shohim më bashkë. Madje aktori dhe modelja nuk ndiqen më në rrjete sociale.
Nuk dihet ende nëse kjo është një krizë në çift apo ata i kanë dhënë fund marrëdhënies.
Mbetet për ta mësuar në vazhdim./revistawho.com