Dikur s’e pranonin në asnjë shkollë, Bebe Rexha i jep një mësim të mirë artistëve të rinj
Përmes një postimi në Twitter ajo ju ka dhënë një mesazh të gjithë artistëve të rinj që të mos demoralizohen nëse nuk pranohen në një kolegj për të studiuar.
Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha sot është e famshme dhe këngët e saj i dëgjon gjithë bota, por dikur atë nuk e pranonin të studionte në kolegjet më të mira të Amerikës.
Përmes një postimi në Twitter ajo ju ka dhënë një mesazh të gjithë artistëve të rinj që të mos demoralizohen nëse nuk pranohen në një kolegj për të studiuar.
“Nëse po aplikoni për kolegj dhe nuk pranoheni, thjesht doja t’ju bëja të ditur. Unë vdisja që të futesha në shkollën e muzikës në Manhattan dhe Julliard. Nuk u pranova në asnjërën prej tyre dhe bëra muzikë sipas mënyrës sime. Nuk keni nevojë për një kolegj fantastik që të jeni të suksesshëm”, ka shkruar Bebe.
(kle.mu./dosja.al)