Dikur në kopertinat e revistave, sot si mos më keq! Ish-modelja fotografohet duke mbledhur mbeturina në kazanet e plehrave
Modelja dhe ish-bashkëshortja e yllit të Baywatch, Jeremy Jackson është parë duke mbledhur mbeturina në kazanet e plehrave.
Loni Willison dukej e dobët dhe mbante veshur një pllato të zezë, pantallona gri dhe nuk kishte këpucë, por ecte me çorape të kuqe.
Loni, e cila dikur pozonte për kopertinat e revistave të fitnesit, ka qenë e pastrehë që nga viti 2016.
Ish e dashura e Jeremy, Cindy Kovacs, tha për “The Sun” se aktori refuzoi të ndihmojë ish-gruan e tij pas ndarjes së tyre në 2014.
“Është e trishtueshme ajo që I ndodhi pasi Lony nuk mori kurrë ndihmën që i duhej,”– tregoi Cindy.
/Panoramaplus.al