“Dikur kisha ‘shpërthime’ xhelozie”, Fiori Dardha flet për marrëdhënien me bashkëshortin
Dy vite më parë Fiori Dardha kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me regjisorin, Donard Hasani. Në fakt ata të dy kanë shumë vite që jetojnë një histori të bukur dashurie, por vendosën që martesën ta organizonin kohë më vonë, ku të ishte i pranishëm dhe djali i tyre.
Tashmë ata, Fiori dhe Donardi, bëjnë një jetë të lumtur si familje e vërtetë dhe në çdo çast moderatorja nuk ngurron të tregojë se sa e bekuar ndjehet. Por disa janë kuriozë të dinë se çfarë ndodh me jetën e tyre bashkëshortore dhe a bëhet Fiori xheloze. Për këtë gjë moderatorja e njohur nuk ka ngurruar të flasë publikisht me sinqeritetin më të madh. Dikush nga ndjekësit e saj në ‘Instagram’ e ka pyetur në lidhje me këtë çështje dhe Fiori është shprehur: “Dikur edhe ndodhte të kisha ndonjë ‘shpërthim’ xhelozie, por tani i kujtoj si momente që i përkasin rinisë, viteve të para të lidhjes. Pas kaq vitesh, lidhja jonë është e konsoliduar dhe nuk ka vend për skena xhelozie”.
Kujtojmë se Fiori dhe bashkëshorti i saj janë prindër të një djali të vetëm 7 vjeç, i quajtur Abel. /revistawho.com