Dikur këngëtare, tani specialiste në Ujësjellës: Zajminës i nxjerrin dokumentin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Zajmina Vasjari, është emëruar në një post të rëndësishëm në sektorin publik.

Një dokument i publikuar në rrjetet sociale, tregon se Vasjari është emëruar specialiste pranë Ujësjellësit të Durrësit, në zonën e Shijakut.

Sipas asaj që shkruhet në dokument, Zajmina Vasjari është emëruar në këtë detyrë në datë 10.06.2021 dhe kategoria e pagës është “Punonjëse e kategorisë së Parë”.

Vendimi mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit Spartak Kovaçi.

Vasjari qëndron prej shumë kohësh e tërhequr nga bota e muzikës. Ajo është e martuar me biznesmenin Klodian Asllani, me të cilin ka edhe një vajzë. / Faxweb.al