Dikur kampion në ring, sot një grua sharmante. Mundësi legjendar i WWE ndryshon gjininë

Deri më sot, kemi parë shumë personazhe të famshme, të cilët përveçse kanë pranuar orientimin e tyre të ndryshëm seksual, edhe kanë ndërhyrë në trupin dhe pamjen e tyre të jashtme për t’u shndërruar në atë që ato ndjejnë se janë në të vërtetë.

I tillë është rasti i mundësit legjendar të sportit të WWE, Gabbi Tuft, i cili ka ndërruar gjininë e tij duke u kthyer krejtësisht në femër, ndërsa është kthyer edhe në një fenomen në rrjetin social TikTok.

Ish-mundësi i WWE tha në deklaratën e tij të fundit se: “Mundësi 127 kilogramësh dhe bodybuilderi që të tjerët shikonin në ekran apo live në sallat e tejmbushura të këtij sporti aq shumë të dashur, kur shihej para pasqyrës ishte një tjetër person.”

Tuft debutoi me emrin Tyler Reks në vitin 2009 në këtë sport, atëherë kur peshonte plot 127 kilogramë, me një trup muskuloz e të lakmuar nga të gjithë sportdashësit, por papritur ai ndryshoi gjininë e tij dhe u shndërrua në një femër.

Dikur kampion në ring, sot një grua sharmante. Mundësi legjendar

“Ndërsa fillova tranzicionin tim, luftova me mënyrën se si doja të prezantoja veten para botës”, deklaron Tuft, i cili deklaron më tej se kjo luftë e vazhdueshme e ka bërë atë që të jetë edhe si një shtysë për të gjithë ata si ai, që ndihen ndryshe brenda nga çfarë janë në pamjen e jashtme.

Gabby është baba i një vajze 11 vjeçare e cila e ka marrë me sportivitet gjithë tranzicionin e të atit.

Ime bijë më pyeti se si duhet të më thërrasë tani, mami apo babi, dhe unë i thashë të më thotë cfarë t’i dojë qejfi asaj”, është shprehur ish mundësi.