Dikur ka qenë si djalë, sot konsiderohet si një nga femrat më të bukura në Shqipëri! E gjeni dot kush është? (foto)

Edhe pse vitet kalojnë, Valbona Selimllari vijon që të mbetet një ikonë e bukurisë në vendin tonë. Ish-Missi është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndan me ndjekësit foto e video të ndryshme. Ajo nuk e ka aspak problem që të postojë edhe imazhe të saj të viteve më parë.

Pak kohe me pare, bukuroshja shqiptare ka postuar në “Instastory” dy fotografi nga adoleshenca. Ajo shihet me flokë të shkurtë gjë të cilën nuk e kemi parë te ajo pasi u bë figurë publike duke u portretizuar gjithnjë me flokët e gjatë.

E buzëqeshur dhe në njërën prej tyre me syze, Valbona shihet teksa ka veshur rroba për djem por që sërish e bëjnë të ketë shumë hijeshi.

Teksa krahason fotot e viteve më parë me ata të tanishmet, duket sikur vitet nuk kanë kaluar aspak për Selimllarin, e cila është konsideruar shpesh si shembulli i rinisë së përjetshme dhe kur mosha është thjesht një numër.

Gjatë një interviste për “S’e Luan Topi”, ajo u shpreh se kur është bërë nënë për herë të dytë ishte mjaft e pasigurtë në vetvete për rëndësinë që do i kushtonte fëmijëve e si do e ndante kohën me ta, por çdo gjë e gjeti rrugën e duhur.

“Pata ankth sepse e doja kaq shumë djalin e parë, thoja si do e duaj këtë tani do të vijë edhe fëmija i dytë, por zoti e rregullon çdo gjë. Ka aq shumë dashuri, ka pafund. Frika që pata që dhe të ndaja dashurinë mes tyre ishte e kotë. Vajza është dashuri pastaj. Është shumë pas djemve, vajzat kanë një qasje tjetër ndaj prindërve, unë kam qenë shumë e barabartë me të tre.”