“Dikur i doja buzët si Noizy, tani vetullën lart…”, Zogu i Tiranës injekton botoks gjatë transmetimit

Ditën e martë, Zogu i Tiranës premtoi në “Aldo Morning Show” në Tv Klan se do të realizonte procedurën e botoksit gjatë transmetimit të ardhshëm. Ndaj, në mëngjes herët ai u gjend në klinikën e dermatologes së tij, Brunës në pritje për të aplikuar botoksin në ballë.

Dermatologia shpjegon se injeksionet estetike janë tashmë të preferuara gjerësisht edhe nga meshkujt. Ajo cilësoi si problem ndjekjen e modeleve të gatshme që nuk i përshtaten çdokujt. Nisur nga kjo, Zogu i Tiranës pranon se ka rënë pre e kësaj në fillimet e tij dhe i referohej një reperi të cilit donte t’i përngjante në një pjesë të portretit.

Bruna: Është rritur përqindja e aplikimit të këtyre procedurave nga meshkujt dhe është gjë e mirë në fakt sepse…

Aldo: Aman mi bëja një çikë, ta shohim!

Bruna: Jo Vetëm femrat duken bukur, edhe meshkujt ndihen mirë me veten.

Aldo: E mo edhe ky është sajuar, është bërë me buzët si viç aman të keqen! Është bërë si dreq, nuk shihet me sy.

Bruna: Hermesi kur ka qenë i ri ka rënë në duar të gabuara sepse…

Aldo: E di, e di. Mirë t’i bëhet se na ra goja! Çfarë gjente kështu kioska, futej. Mirë t’i bëhet! Dhe të garantoj që s’vë mend fare.

Bruna: Dhe ky është një problem shumë i madh sepse shikojnë një video, thotë më pëlqen dhe e injekton. Ky është një problem shumë i madh…

Aldo: Këta duket sikur i ka bërë Michael Jackson të gjithë. Copy-paste janë bërë!

Bruna: Sepse problemi është zgjedhin një figurë sepse ne themi gjithmonë duhet të jesh unik…

Aldo: Po ç’unik zeza!

Zogu i Tiranës: Unë e mbaj mend, si sot para 10 vjetësh i them unë zonjës i dua buzët si të Noizy-t. Unë kalama i vogël, 18 vjeç, isha fëmijë, sa kisha dalë atëherë. I dua shumë të fryrë unë, ekstrem.

Përpara se dermatologia të injektojë botoksin, Zogu i Tiranës shpalos kërkesat e tij por Bruna i shpjegon se çfarë është e duhura për të.

Zogu i Tiranës: Doktoreshë, e dua vetullën të ngrihet kështu, lart.

Bruna: Atëherë te meshkujt nuk ngrihet vetulla ashtu…

Zogu i Tiranës: Po si do ta bëjmë?

Aldo: Po ti ngrija se ndoshta ai e di mirë çfarë kërkon.

Bruna: Meshkujt duhet ta kenë vetullën e drejtë dhe këndi i nofullave duhet të jetë 90 gradë.

Zogu i Tiranës: Mirë, bëje si meshkujt.

/tvklan.al