Diferenca e moshës s’është problem, Lady Gaga fejohet me agjentin e talenteve

Është zyrtare. Lady Gaga më në fund e ka konfirmuar se është fejuar me agjentin e talenteve, Christian Carino. Aktorja 32 vjeçare e “A Star Is Born” ka falenderuar të fejuarin e saj në skenën e Elle Women, ku edhe u nderua në këtë ngjarje që është mbajtur në Beverly Hills, të hënën.

“Falemnderit të gjithë njerëzve të dashur në jetën time! [Menaxheri] Bobby [Campbell], të dua. Të gjithë në tavolinën numër pesë. Të fejuarin tim, Christian. Të gjithë njerëzit e dashur që kujdesen për mua çdo ditë. Dhe Ryan Murphy, faleminderit që më kë dhënë rolin e parë kryesor [në American Horror Story: Hotel]. Ti e di që Golden Globe të përket ty”, ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova. Pavarwsisht diferencws sw moshws, Gaga ka nisur lidhjen me 49 vjeçarin Carino, në fillim të vitit 2017. Në muajin nëntor, revista “Us Weekly” bëri të ditur lajmin se Christian Carino i ka propozuar fitueses së çmimit Grammy gjatë verës, pasi e kishte pyetur fillimisht babain e saj Joe Germanotta, për bekimin e tij. Pavarësisht që ylli i muzikës”pop” asnjëherë nuk e ka pranuar publikisht fejesën e saj me Carino, ajo nuk e ka fshehur unazën e diamantit ngjyrë rozë, në publik dhe media sociale, shkruan Prive. Gaga më herët ka qenë e fejuar me Taylor Kinney, me të cilin ka qenë në lidhje nga viti 2011 deri në vitin 2016.