Dieta e Katy Perry përfshin 5 vakte, dëshironi të ndiqni shembullin e saj?
Si çdo personazh publikë, edhe Katy Perry ndjek një dietë për të mbajtur fizikun e saj në formë dhe për të qenë gjithmonë energjike.
Ajo ndjek Dietën e Pesë Faktorëve, e cila përmban pesë vakte të vogla ushqimesh në ditë. Këto ushqime përfshijnë supa të lehta, pulë të pjekur dhe të gjitha drithërat, si kuinoa dhe asparagë të pjekur në skarë.
Mësohet se Katy pëlqen të konsumojë ujë kokosi dhe lëng frutash të shtrydhura. Dieta e saj e balancuar është shumë e lehtë për në ture, teksa i jep mjaft energji gjatë performancave të saj duke parandaluar edhe sëmu.ndjet.
Asaj i pëlqejnë dhe mesvaktet, por para gjalpit të kikirikut apo një pako patatinash, ajo ha shëndetshëm.
Është fanse e ushqimeve të kripura dhe mesvakti i saj është një kesadia me mish gjeli, fasule të zeza dhe djathë me pak yndyrë. Receta i është dhënë nga trajneri.
Të tjera mesvakte sipas “People Magazine”, që konsumon Katy Perry janë humusi dhe perimet. Edhe kur performon në dhomën e zhveshjesh, Katy ka ushqime të shëndetshme.
Disa nga ushqimet që ajo kërkoi njëherë në një koncert në natën e ndërrimit të viteve ishin spinaqi, brokoli, selinoja, kus kusi dhe dy shporta me fruta, njëra prej të cilave përmbante fruta tropikale.
Si ju duket kjo dietë? A mund ta ndiqni edhe ju, apo e konsideroni të vështirë?