Diellza Kolgeci zbulon ‘foton’ e parë të bebes, do të bëhet me…

Pak muaj më parë u zbulua se bukuroshja, Diellza Kolgeci, është në pritje të ëmbël. Shumë shpejt Kolgeci do të bëhet nënë e një vajze e ky do të jetë bekimi i parë për të.

Diellza-Kolgeci-2

Pak më parë modelja kosovare ka publikuar ‘foton’ e parë të vogëlushes së saj në rrjetet sociale. Siç duket dhe nga fotoja, Diellza e ka shkëputur këtë moment nga një ekografi e bërë në spital. Deri tani modelja kosovare ka qëndruar e shkëputur nga ekrani si moderatore apo aktore, por pritet që të rikthehet së shpejti pas lindjes së fëmijës. Kujtojmë se Diellza është në një marrëdhënie me basketbollistin kosovar, Fisnik Rugova, i cili është 11 vite më i ri se ajo, shkruan Who.