“Diellin ta dhash kurorë, zemrën mbretëri!”, Fatma Haxhialiu emocionon me dedikimin për datëlindjen e të birit

Në shtëpinë e Fatma Haxhialiut sot ka festë. Kian feston datëlindjen dhe nuk mund të mungonte një urim emocionues nga mami Fatma.

Një foto buzë detit, me ngjyrat e perëndimit, ka shërbyer si kartolinë për këtë 6-vjetor të Kian. “09.09.2014 lindi Mbreti i zemrës time. Shpirt, diellin ta dhash kurorë, zemrën time mbretëri… U gëzofsha me ty pranë, deri në frymën time të fundit… Shkëlqe e mbretëro mes qindra vitesh Kian mrekullia”, kanë qenë këto fjalët që ka dedikuar Fatma për datëlindjen e protagonistit të familjes.

Nuk ka munguar as festa surprizë për Kian në shtëpi, ku përveç animatorëve dhe dhuratave, dallohet dhe dekori me tollumbace përgatitur enkas për vogëlushin. Një mini ‘party’, që Kian e shijoi që në mëngjes. Redaksia e “News31” i uron vogëlushit GËZUAR DATËLINDJEN! /News31.al