Diddy baba me ish të dashurën e djalit

Prej kohësh në media ka bërë bujë një lajm ku thuhet se reperi i njohur, Diddy është në një marrëdhënie me ish të dashurën e të birit.

Mediat e huaja raportojnë se pas ndarjes së Lori Harvey nga i biri i reperit, Diddy bëri të pamundurën për t’u lidhur me të.

Diddy-3

Tashmë lidhja është e konfirmuar dhe dyshja kalon shumë kohë bashkë. Fundjavën e kaluar ata janë parë më të afërt se kurrë dhe një foto e kapur mat ka përhapur shumë thashetheme.

Në foto Diddy shfaqet duke i kapur barkun me dorë modeles dhe kaq ka mjaftuar që lajmet për një shtatzëni të mundshme të përhapen me shpejtësi.

Diddy-2

Dyshja nuk ka reaguar ende lidhur me këto lajme, megjithatë një burim ka treguar se lajmi nuk është i vërtetë.

Pavarësisht se ata janë shumë të dashuruar, nuk kanë në plan të zgjerojnë familjen.