Diçka po zihet/ Mamaja e Ledri Vulës i lë të gjitha dhe nis jetë të re në Tiranë
Xheraldina Vula njihet në Shqipëri si mamaja e këngëtarit seksi Ledri Vula, por në Kosovë ajo është një nga personazhet më të njohura të botës së televizionit. Xheraldina është moderatorja e emisionit “Diçka po zihet” në Kosovë, një format tërësisht i dedikuar për kulinarinë dhe recetat të gatimit të përgatitura në televizion. Por këtë sezon ajo ka vendosur të lërë Kosovën, dhe të pranojë ofertën e një televizioni shqiptar. Bëhet fjalë për “Master Chef Junior”, që pritet të nisë javën e ardhshme në TVSH, ku Xheraldina do të jetë një prej anëtareve të jurisë që do të gjykojnë fëmijët e përzgjedhur për të qenë pjesë e formatit të gatimit. Ajo do të jetë e vetmja femër në jurinë që përbëhet nga Juli Zguro dhe Sokol Prenga. /Story.al/