“Diçka duhet të ndryshojë patjetër”- Aurela Gaçe thirrje për marshim pas përdhunimit të 15-vjeçares
Aurela Gaçe u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që ti bashkohen marshimit të datës 4 qershor si formë proteste ndaj fëmijëve të përdhunuar.
Nisma vjen pas bërjes publik të lajmit të përdhunimit të një vajze 15 vjeçare nga roja i shkollës ku ajo studionte, si edhe nga tre të rinj të tjerë që e shantazhonin.
Këngëtarja u shpreh se duhet që të ndryshojë diçka patjetër dhe se që shoqata të bëjnë më shumë për të mbrojtur fëmijët e abuzuar seksualisht.
Ndërsa bëri kërkesë që të bëhet marshim derisa të ketë një lidh që të dënojë bindshëm dhunuesit.
“Gjithashtu pres shume nga zeri i Shoqatave ne mbrojtje te femijeve( vajza e djem) te abuzuar e te dhunuar, të shoqatave ne ndihme te grave e vajzave ! Diçka duhet patjeter te ndryshoje.
Le te marshojme derisa te vije nje ligj qe denon bindshem te gjithe dhunuesit, te cdo lloj forme qofshin ata,”– shkroi Aurela Gaçe në një postim në Facebook.
Marshimi do të mbahet nesër në orën 16:00 në sheshin Nënë Tereza për ti thënë stop abuzimeve.
/Panoramaplus.al