
DiCaprio ta merr të dashurën…! E dashura e manjatit Bezos fiksohet me aktorin
E dashura e manjatit Jeff Bezos është “shkrirë” për aktorin Leonardo Di Caprio. Në pamjet e publikuara në rrjet Lauren Sanchez rri e sheh gjithë admirim aktorin teksa ai flet me bashkëshortin e saj në festën e filmit LACMA Art në Los Angeles.
“Leo ta vjedh të dashurën,”-shkruan Barstool Sport, faqja që ngaroi videon në rrjet duke marrë mijëra komente brenda vetëm pak minutave.
Megjithatë vetë Bezos e ka marrë me sportivitet situatën duke bërë shaka me aktorin. Duke ndarë një foto teksa pozon me një tabelë që lexon: Kujdes! Ka shkëmbinj të rrezikshëm!, Bezos ka kërkuar që ngjitjes në mal ti bashkohet edhe aktori: Leo, eja këtu, dua të të tregoj diçka…
(k.m/dosja.al)