DiCaprio qenka mërzitur për aludimet se do vajza nën 25 vjeçe!
Pavarësisht se nuk është takuar kurrë me dikë mbi 27 vjeç, Leonardo DiCaprio beson se reputacioni i tij për lidhjet me vajza të reja është i pamerituar. Ylli i “Titanic” dhe “Once Upon a Time in Hollywood” është i pakënaqur me mënyrën sesi mediat e kanë raportuar jetën e tij private.
Pasi u pa në publik me modelin 19-vjeçare Eden Polani, ku u aludua për një lidhje të mundshme, DiCaprio ka reaguar duke shprehur shqetësimin e tij. Duke folur për “Daily Mail”, një burim i afërt me aktorin përdori si shembull raportimin për Polanin: “Është thjesht qesharake sepse ai nuk mund të shkojë askund, pasi e quajnë të lidhur me gruan më të re dhe më të bukur”.
Sipas burimit, Leonardo DiCaprio është beqar dhe dëshiron shumë për një marrëdhënie të ngjashme me atë që kishte me Camila Morrone. “Ai po kërkon diçka serioze”, këmbënguli burimi. “Leo nuk është i prirur dhe nuk po kërkon gra shumë të reja në moshë”.
Pavarësisht se ka shijuar disa dalje, duke përfshirë një festë të madhe në Miami për ditëlindjen e tij, DiCaprio thuhet se nuk ka qenë në formën e tij më të mirë që kur u nda me Camila Morrone në gusht të vitit 2022.
Kur DiCaprio ishte 24 vjeç, ai filloi të takohej me supermodelen e atëhershme 18-vjeçare Gisele Bundchen, ish-gruaja e ardhshme e Tom Brady. Që atëherë, ai është takuar me partnere si Blake Lively (23 në atë kohë) dhe modelen izraelite Bar Refaeli, me të cilën u takua për 5 vjet dhe u nda kur ajo mbushi 25 vjeçe.
Bordo