“Dibrën e kam në zemër”, Noizy zbulon arsyen pse zgjodhi Tiranën për koncertin e tij gjigand!
Më 14 gusht, te sheshi “Nënë Tereza” do të organizohet “Alpha Show” koncerti më i madh, që është organizuar ndonjëherë në Shqipëri, për muzikën HIP – HOP & RAP, me artistët më të mirë të kësaj rryme, nga Shqipëria dhe Evropa.
I ftuar në emisionin “Ditë pas dite” ka qenë pikërisht organizatori i këtij festivali, Noizy. Ai ka folur për detajet e koncertit, por ka zbuluar edhe arsyen pse zgjodhi pikërisht qytetin e Tiranës.
“Dibrën e kam në zemër dhe e mbaj gjithmonë në zemër, ndonëse unë jam gjysmë nga Durrësi gjysmë nga Dibra. Koncertin vendosa që ta mbaj në kryeqytet sepse Dibra nuk i kishte kapacitetet e duhura dhe infrastrukturën për të realizuar një koncert të tillë.
“Të gjithë reperët e Europës do të jenë këtu dhe në vendin e tyre ata janë më të mirët. Promovimi për qytetin do të jetë në kulm dhe ky koncert do të mbledhë edhe turistë të ndryshëm nga Italia, Zvicra, Gjermania etj dhe kjo do të na ndihmojë goxha për vendin tonë. Madje, shumica e artistëve kanë shprehur dëshirë për të vizituar edhe jugun e Shqipërisë, ka thënë Noizy.