Diagnostikohet me tumor, sulmuesi gjerman tërhiqet përkohësisht nga futbolli
Duhet të braktisë futbollit, qoftë përkohësisht, në një moshë të re për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Referenca është për sulmuesin e Herthas së Berlinit, Marco Richter, i cili do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në testikuj, pasi është diagnostikuar me tumor.
Njoftimi është bërë nga vetë klubi gjerman, nëpërmjet një komunikate zyrtare:
“Hertha BSC ka marrë një lajm të në prag të transfertës angleze (kundër Derby County-t). Marco Richter do të jetë përkohësisht i padisponueshëm: nga analizat urologjike ka rezultuar se është i prekur nga një tumor në testikuj, i cili duhet hequr me kirurgji. Mbetet për t’u bërë një diagnozë përfundimtare. Klubi do të përditësojë tifozët për progresin e shëndetit të Marcos kur të ketë informacione më të detajuara. Deri atëherë ne kërkojmë që të respektohet privatësia e Marcos.”