Dhuron sp****n dhe ka 59 fëmijë: Kam patur kërkesë nga Shqipëria, dua të kem fëmijë me shqiptare
Kylie Gordy, një dhurues sp***e nga Kalifornia, i cili ka aktualisht 59 fëmijë, zbuloi në një intervistë për emisionin “Goodmorning Albanians” në Euronews, kërkesën që ka patur nga një shtetase shqiptare për të pasur një fëmijë me të.
Gordy tha se kërkesa nuk u finalizua, por ai fton të gjitha vajzat dhe gratë shqiptare që dëshirojnë të bëhen nëna përmes një dhuruesi sperme ta kontaktojnë, pasi së shpejti do të jetë në Greqi në një vizitë turistike.
“Më duket se kam pasur një kërkeë nga Shqipëria, ndoshta pas kësaj mund të kem edhe kërkesa të tjera. Ndoshta mund të takohemi qoftë edhe në Greqi, pasi do të vizitoj Athinën, kështu që mund të flas me ta dhe të shikojmë.
Nëse dikush është i interesuar, Amerika është një vend shumë i mirë dhe mund të bëhem i fejuari i tyre dha ato mund të lëvizin lirshëm në SHBA.
Gordy rrëfeu eksperiencën e tij se si nisi të ishte një dhurues s***e në vitin 2014 kur ai ishte 23-vjeç. “Unë kisha një shoqe që donte një fëmijë dhe thashë që është më mirë të shkojmë të bankat e sp***s. Ajo në fakt më dha disa tuba për dhurimin e dhe ia dhashë në makinën e saj. Ajo e injektoi në makinë dhe pas 2 javësh u pa se ajo ishte shtatzënë. Ky fëmijë tashmë është 8-vjeç dhe ajo tashmë ka dhe një fëmijë 4-vjeç prej meje.
Më të madhin prej tyre e kam takuar vetëm njëherë. Nuk kam ndonjë lidhje emocionale, vetëm kam parë foto të tyre dhe e kam takuar vetëm njëherë. Me shoqen nuk kam folur për gati 3-vjet, por nëse ajo do të donte të më takonte do isha i gatshëm në çdo moment”, tha Gordy.