Dhurata e Mohamed Hadid për Dukagjin Lipën tregoi shumë për raportin mes tyre

Romanca mes Dua Lipës dhe Anwar Hadid po shkon më së miri. Çifti duken më të lumtur se kurrë dhe kujtojmë që Dua ‘braktisi’ Anglinë për të jetuar bashkë me partnerin në Los Angeles.

Por, dyshja nuk janë të vetmit që gëzojnë raport kaq të mirë. Mesa duket edhe Dukagjin Lipa dhe Mohamed Hadid, baballarët e Duas dhe Anwar, kanë krijuar një miqësi të fortë me njëri-tjetrin. Dukagjini ka postuar një foto të dhuratës që Mohamed i ka bërë së fundmi. Miliarderi ka krijuar linjën personale të caviar-ëve që mban mbiemrin e tij. Babai i Duas ka marrë si dhuratë disa nga prodhimet e Mohamed, e për këtë nuk mund të mos i bënte një falenderim publik.

“Drejtpërdrejt nga Los Angeles në Londër. Shumë dashuri për Anwar dhe Mohamed”, ka shkruar Dukagjini. Foton e të atit e ka postuar edhe Dua, duke konfirmuar kështu marrëdhënien e shkëlqyer mes dyshes. (Atë dasmën, kur do e bënin?) /News31