Dhurata e Chiara Ferragni-t për ditëlindjen e reperit

Reperi Fedez do të festojë sot ditëlindjen e tij të 31-të.

Menjëherë pas mesnate Fedez ka postuar në rrjetin e tij social video duke u puthur me bashkëshorten e tij,Chiara Ferragni.

Ndërkohë, Chiara përmes një video e ka uruar për ditëlindje dhe ka zbuluar për ndjekësit se i ka bërë dhuratë reperit dy kukulla në miniaturë.

Chiara dhe Fedez u lidhën në vitin 2016.Cifti u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit 2018 dhe tani janë në pritje të fëmijës së dytë.