Dhurata Dora shkëlqen në dasmën e Big Bang

Dhurata Dora ka qenë ndër mysafirët e shumtë nga lista e personaliteteve të njohura në dasmën e Big Bang.

Ajo ka pozuar para fotografit Norik Uka dhe duket e mrekullueshme në njërën prej fotografive të publikuara në rrjetet sociale.

Dhurata-Dora-2

Për dukjen e Dhuratës është kujdesur Blerina Rugova. Në ndërkohë, ajo ka publikuar edhe video dhe fotografi të tjera nga atmosfera dhe argëtimi në dasmë.

Arbër Gjikolli (i njohur me emrin artistik Big Bang) është autor i hiteve më të madhe të muzikës shqiptare në vitet e fundit.

Dhurata-Dora-3

Ai është producent i hitit më të madh të Dhuratës në bashkëpunim me Soolking, “Zemër”, që ka kaluar shifrën prej 300 milionë shikimesh në YouTube. /Telegrafi/