Dhurata Dora sërish bashkëpunim me Soolking, kënga titullohet “Hayati”
Nuk vihet në dyshim suksesi i këngës “Zemër” që u publikua në vitin e kaluar nga Dhurata Dora dhe këngëtari francez Soolking.
“Zemër” ka thyer rekorde duke arritur kështu mbi 421 milionë shikime në YouTube, dhe u rëndit e dyta për nga këngët më të dëgjuara shqiptare.
Pas këtij rekordi, këngëtarja shqiptare ka vendosur që sërish të sjellë një bashkëpunim me po të njëjtin këngëtar.
View this post on InstagramPLATINE babyyyyyy!!!!!! 🙀🙀🙀 @soolkingofficiel @maxproductional @bigbangbeats @hyperfocal_prod
Përmes rrjetit social Instagram, ajo ka ndarë një sekuencë nga kënga e cila titullohet “Hayati” e që vjen në version ‘remiks’. Ndryshe nga herët e tjera, Dhurata këtë herë ka vendosur që të përfshijë edhe disa fraza hip-hop në projektin e ri.
Sekuencat e publikuara tashmë kanë filluar të bëjnë xhiro në rrjetet sociale, ndërsa një datë e caktuar për publikimin e saj nuk është bërë ende.
Kujtojmë se së fundmi Dhurata ka sjellë në treg bashkëpunimin me reperin Azet, e që ka rezultuar të jetë mjaft i pëlqyer nga fansat e tyre. /Telegrafi/