Dhunoi shokun e Stresit, vihet nën hetim Noizy e babai i tij

Reperi Rigels Rajku i njohur me emrin e artit si Noizy dhe babai i tij, Bashkim Rajku janë vënë nën hetim nga Policia e Durrësit, një ditë pasi këngëtari dhunoi Kleviol Ahmetin (Cllevio Serbiano). Ka qenë ky i fundit ai që ka bërë denoncimin në polici një ditë pasi u dhunua nga Noziy e një grup miqsh të tij, para lokalit të reperit. Pas marrjes së kallëzimit, policia ka nisur kallëzimin penal për Noizyn dhe babain e tij.

Si ndodhi sherri?

Ka qenë një video e postuar nga Cllevio Serbiano, në të cilën dëgjohej të ofendonte Noizy-n, ai që ka nxitur reagimin e reperit. Fillimisht këngëtari i dërgoi një mesazh për ta paralajmëruar, por, Cllevio Serbiano nuk u zmbraps. Ai u paraqit në lokalin e Noizy-t ku dhe mori dënimin që vetë reperi thotë se u jep atyre që i ofendojnë familjen.

Në një postim në Instagram, Noizy thotë se nuk lejon askënd që t’ia marrin mirësjelljen për dobësi. Ndërsa Cllevio Serbiano është shfaqur me lot në sy në rrjetet sociale, teksa thotë se i është krijuar një mpikse gjaku në kokë. Dosja.al publikoi dhe pamjet e sherrit të dhunshëm, ku dukej Noizy e shokët e tij duke shkelmuar e grushtuar Ahmetin.