Dhunoi seksualisht punonjësen, miliarderi grek dënohet me 58 milion dollarë gjobë
Miliarderi grek Alkiviades “Alki” David është dënuar nga gjykatat amerikane me 58 milion dollarë gjobë. Ai u gjet fajtor pas akuzave nga një prej asistenteve të tij për ngacmime seksuale.
Behet fjalë për një nga dënimet më të rënda në historine e drejtësisë së SHBA-ve, sipas avokatit të vajzës qe ishte viktime e këtij sulmi.
Alki David, pasardhës i një familje të njohur sipermarresish u dënua nga Gjykata e Los Angeles per dhunë seksuale në dëm të Mahim Khan, vartëse e tij nga viti 2014 deri ne 2015.
Alkiviades “Alki” David eshte pronar mes te tjerash edhe i Coca-Cola-s.