Dhunohet transgjinorja nga 10 djem në Tiranë, Ambasada Gjermane: Jemi të tronditur, të zbardhet ngjarja nga policia (FOTOT-NGJARJA)

Sipas aleancës, ky sulm është nxitur nga deklaratat homofobike të ditëve të fundit, pas debatit për heqjen e fjalës nënë dhe zëvendësimin me prind 1.

Ambasada gjermane ka reaguar me shqetësim pas denoncimit të aleancës LGBTIQ Albania, se një 21-vjeçare transgjinore është dhunuar dje verbalisht dhe fizikisht në kryeqytet nga 10 djem. Në një deklaratë për mediat, ambasada shpreh tronditjen e thellë për sulmin që e cilëson brutal dhe apelon për zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes.

DEKLARATA E PLOTË E AMBASADËS:

Me tronditje mësuam për sulmin brutal ndaj një anëtari të komunitetit të LGBTIQ mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Sulmi, i cili mesa duket lidhet me identitetin seksual të viktimës, duhet të zbardhet plotësisht dhe menjëherë nga policia dhe organet e drejtësisë.

Ne si Ambasadë Gjermane kundërshtojmë me vendosmëri çdo forme të dhunës verbale dhe fizike, në përgjithësi dhe e drejtuar kjo ndaj pakicave dhe anëtarëve të lëvizjes LGBTIQ. Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për barazinë dhe kundër diskriminimit.

Por çfarë ka ndodhur?

Aleanca LGBTIQ Albania ka denoncuar mbrëmjen e djeshme përmes rrjeteve sociale se një transgjinor, 21-vjeçe, me inicialin L., është sulmuar në rrugët e Tiranës nga 10 djem. Sipas aleancës, ky sulm është nxitur nga deklaratat homofobike të ditëve të fundit, pas debatit për heqjen e fjalës nënë dhe zëvendësimin me prind 1. Ata kanë publikuar një foto ku shihet dora e çjerrë e L., dhe një grusht flokë që i mban në duar.

DENONCIMI I LGBTIQ:

(F.g/dosja.al)