Dhori Kule paraqitet në SPAK, zbulon arsyen

Dhori Kule, është paraqitur në SPAK paraditen e të mërkurës, raporton A2 CNN. Kule qëndroi në godinën e Prokurorisë së Posaçme për gati një orë. Në dalje, ai shpjegoi edhe arsyen pse ishte thërritur.

“Isha për të dhënë sqarime për kohën kur kam qenë te Banka e Shqipërisë për hetimin që bëhet për mikrokreditë”, tha Kule për gazetarët.

Dhori Kule ka shërbyer për disa mandate si dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe më pas si rektor i Universitetit të Tiranës.

(A2 Televizion)