“Dhimbja do të jetë aty, nuk mësohesh kurrë”, Ardit Gjebrea flet për të ëmën që s’jeton më
Në rubrikën e kësaj jave të “Një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”, Ardit Gjebrea u bë dëshmitar i një surprize që një vajzë dhe e ëma i kishin dedikuar gjyshes. Teksa përqafoheshin, moderatori i njohur nuk përmbajti dot emocionet dhe u shpreh se kishte zili për atë përqafim me nwnwn, pasi jo të gjithë e kanë fatin të përqafojnë nënën e tyre. Kujtojmë se e ëma e Arditit ndërroi jetë pak muaj më parë, por dhimbja për të nuk do të zhduket kurrë dhe moderatori nuk nguroi të flasë hapur për këtë fakt. “Është e vështirë të mësohesh. Unë besoj se nuk mësohesh kurrë dhe dhimbja do të jetë aty. Por familja ime, bashkëshortja, vajza e djali, si dhe familja e madhe e së dielës ma lehtësojnë dhimbjen që kam, sepse unë nuk kam më në jetë as nënën e as babin”, -u shpreh ai më tej, shkruan Who. Kujtojmë se lajmin e dhimbshëm Arditi e bëri të ditur me anë të një postimi në ‘Instagram’ dhe kjo është hera e parë që moderatori e ka prekur këtë temë në televizion.