“Më dhemb shumë që s’të kam afër!” Lyrical Son i përloti të gjithë me dedikimin e ndjerë për vajzën

Reperi shqiptar i ka ururar ditëlindjen nga larg vajzës së tij të vogël. Në pamundësi për të qenë pranë saj, Lyrical Son i ka bërë një dedikim mjaft emocionues kaçurrelses së tij Eva në Instagram. Ai shpreh mall për vogëlushen dhe partneren ndërsa tregon se ndihet i lënduar që është larg tyre. “Urime zemër ishalla edhe plot të tjera me shëndet e lumturi. Po më dhemb shumë që stë kam afër të të uroj siç duhet e të ta puth atë fytyrën e bardhë. Të dua shume kaçurrelja e babit! P.S. puthe mamin për mua. Ju dua e shihemi, e shpejt kismet!”. Lyrical Son me partneren Gresa do të bëhen sërish prindër të një vajze, ndërsa vogëlushja Eva do të bëhet motra e madhe, shkruan IconStyle. Gresa konfirmoi në nëntor lajmin e shtatzënisë përmes postimeve në Instagram, ku tregoi se ishte organizuar një festë “babyshowr” nga mikeshat, në të cilën u zbulua edhe gjinia e foshnjës që pritet të vijë në jetë.