Dezertori polak gjendet i vdekur në Minsk
Një dezertor nga ushtria polake që u arratis në Bjellorusi dhjetorin e kaluar, u gjet i vdekur në një apartament në Minsk. Autoritetet bjelloruse thonë se Emil Czeczka u gjet i varur në një apartament në kryeqytetin e vendit.
Emil Czeczko shërbeu si ushtar në kufirin me Bjellorusinë kur ushtria polake mbështeti rojet kufitare gjatë krizës së emigracionit. Më pas ai kaloi ilegalisht kufirin dhe shkoi në Bjellorusi.