Devis Xheraku: Big Brother-in tjetër, e fitoj unë!

Devis Xherahu ishte i ftuar në “Më Lër të Flas” me Donald dhe Romeo Veshaj, ku tha se do të dëshironte t`i përjetonte emocionet e Big Brother VIP. Madje këngëtari e sfidoi Romeon duke i thënë se nëse do të hynin të dy në program, ai do të dilte fitues.

“Isha para një muaji, këndova atje, përjetova emocione të 2006-ës, kam qenë në një emision të tillë në Greqi në 2006-ën, dhe doja ti ripërjetoja ato emocione sërish. Por kur më thanë që do jetë edhe Romeo, thashë atëherë e fitoj Big Brotherin”, tha Devisi.

Biseda ne studio:

Romeo: E fiton Big Brother?

Devisi: Po me bast…

Romeo: Kemi disa sardele që i hajmë me gjithë hala, unë ty të ha me gjithë hala.

Devisi: Unë do fitoj gjithsesi nëse jemi të dy.

Romeo: Nëse hy ti nuk futem.

Devisi: Atëherë largohu.

Donald: I ka kapur “pandemia e bigut” edhe pasi ka mbaruar bigu.

Romeo: Devisin e keni tek BBV treshi.

Donald: Do futesh e ke ndarë?

Romeo: E ka me qejf pse mos futet.

Devisi: Doni që të futem unë?

Romeo: Po patjetër, unë do jem “Team Devisi”.

Donald: Devisi do marrë pjesë në Big Brother Vip 3.

Devisi: Shaka bën ky.

Donald: Po shaka, shaka…

Bordo