Devis Xherahu tregon historinë që e përloti në Las Vegas
Dje i ftuari i radhës në ‘E Diell’ ka qenë këngëtari Devis Xherahu. Ai ka rrëfyer shumë për jetën dhe karrierën e tij, e ndër të tjera ka ndaluar tek një moment i veçantë kur ishte në Las Vegas.
“Kam blerë edhe një kitarë atje në një dyqan që mbante emrin e Elvis Presley, por momenti më emocionues ka qenë kur kam shkuar në hotelin që ai ka performuar për herë të fundit në’77-ën. Jam ulur këmbëkryq në sallë dhe jam përlotur sepse më kaloi fëmijëria para syve”, ka rrëfyer ai.
Siç duket, për Devis, ikona e muzikës ka lënë gjurmë në njeriun që ai është sot./revistawho.com