Devis Muka lë Shqipërinë për Bolonjën, fundjavë romantike me…

Moderatori i programit investigativ “Fiks Fare” në “Top Channel”, Devis Muka ka vendosur t’i largohet zhurmës së Tiranës për të shijuar një fundjavë romantike në qytetin Bolonja të Italisë. Aktori e ka postuar vetë foton ku duket se po ia kalon bukur me bashkëshorten, Nertila. Nuk dihet nëse prindërit e rinj e kanë marrë edhe vajzën në këtë udhëtim, apo nëse kanë vendosur të relaksohen në qytetin italian në intimitet me njëri-tjetrin. /Story.al