Detyrohet të lë garën në mes sepse i vodhën orën, telefonin dhe unazën e martesës, rasti garuesit elitar britanik!
Një vrapues profesionist britanik është detyruar të braktisë garën pasi sulmues të armatosur i grabitën me dhunë unazën e martesës dhe orën me vlerë 3000 dollarë në Afrikën e Jugut. 31-vjeçari Tom Evans, u sulmua dje nga dy grabitës që e kishin kërcënuar me thikë, teksa vraponte pranë malit Table Mountain.
Ish-kapiteni i ushtrisë britanike po stërvitej për garën e terrenit të vështirë në Cape Town por pas incidentit traumatik ka hequr dorë. Ai tha se ishte përleshur me grabitësit dhe se kishte rrëzuar një prej tyre, por tjetri kishte nxjerrë një hanxhar dhe një thikë kuzhine, dëshmonte vrapuesi.
“Kur më vunë thikën ne fyt ishte e qatë se ata do të më vrisnin nëse vazhdoja të rezistoja, kështu që ndalova,”- tha Evans.
“Ata më morën celularin model iPhone 15 dhe orën Garmin që kushtojnë të dyja rreth 3000 dollarë, ndërsa më pas më kontrollonin çantën duke më pyetur se çfarë vlere kishin gjërat në të. Pastaj më panë unazën në gisht dhe më thanë se nëse nuk e heq do të ma prisnin. Sapo kam festuar 1 vit martesë me gruan dhe i kërkova të mos ma merrnin. Por ata mbanin thikën te unë dhe mendova se më mirë Sofia [bashkëshortja] të më kishte përsëri mua sesa unazën, kështu që e hoqa dhe ia dhashë”.
Policia vendase tha se nuk mund t’i gjente dot dy grabitësit, ndërsa Evans tha se nuk ishte në gjendje të vazhdonte me maratonën 40 km pas grabitjes.
“Kam udhëtuar shpesh në Afrikë dhe kjo është hera e parë që më ndodh diçka e tillë”, tha vrapuesi britanik qe ka fituar disa maratona, duke shtuar se gara e ardhshme për të cilën do të stërvitet është Olimpiada Britanike.
View this post on Instagram
Top Albania Radio