Detyra e klasës plot gabime, mësuesja e vlerëson nxënësin e fillores me ‘Bravo’ (foto)

Një foto e një detyre klase të një nxënësi ka nisur të qarkullojë në rrjetet sociale, ku është e plot me gabime, mirëpo ajo që e bën kritike është vlerësimi i mësueses.

Detyra konsiston që nxënësi duhet t’i shkruajë numrat me anë të fjalëve. Psh. numrin 390 e ka shkruan “treqind e nëntëdhjet e zero”.

Gabime të tilla janë bërë edhe te numrat e tjerë të kësaj detyre klase, teksa mësuesja e ka vlerësuar në mënyrë të habitshme me “Bravo”.

Fotoja është postuar në masë në rrjetet sociale dhe nuk dihet nëse është e konfirmuar që bëhet fjalë për korrigjimin e një mësueseje ose jo.

Ajo ka shkaktuar zemërimim te opinioni publik, ku thonë se nëse një gjë e tillë do të ishte e vërtetë, atëherë do të ishte për të vënë duart në kokë për shkak të mungesës së kualifikimit të mësuesve dhe brezit të ri që ata prodhojnë.

Në fakt nuk është hera e parë që mësuesit e shkollave fillore bëjnë gabime të tilla që më pas bëhen virale në rrjet dhe shkaktojnë shumë reagime.