Detoksin ia dedikon bashkëshortes, Kastro Zizo: Paqe në 3 pikat kryesore, truri, zemra dhe frutat

Kastro Zizo, performanca e të cilit përmbylli natën e pestë të “Dance Albania” në Tv Klan, dha arsyen e formës së tij të mirë. Siç ka deklaruar më herët, artisti ka nisur një detoks të plotë, por sqaron qartësisht kujt i është dedikuar ky detoks.

Alketa Vejsiu: Nga 3 fëmijët që ke kush është fansi më i madh i Kastros, sidomos për këtë performancën këtu në “Dance?”

Kastro Zizo: I vogli. Çuni, i vogli.

Alketa Vejsiu: Detoksin tënd kujt ia dedikon, ma thuaj?

Kastro Zizo: Bashkëshortja, ajo që më shoqëron në yje. Megjithatë, njeriu, vjen ai momenti që të gjithë pikat e energjisë, është momenti që më në fund të bëjë paqe dhe përveç asaj që kemi përsëritur, në 3 pikat kryesore, që është truri, zemra dhe frutat, gjithë energjinë. Nëse ke një koordinim të mirë të të trejave, sigurisht që energjia është mirë./tvklan.al