Detaji në dorën e bashkëshortit të Olta Gixharit nuk mund të ishte më i veçantë se kaq
Ndonëse është ndër aktoret shqiptare më të dashura, Olta Gixhari është treguar gjithnjë shumë hermetike rreth jetës personale, duke u siguruar ta mbajë larg syrit të publikut. Prej vitesh ajo ndodhet në një marrëdhënie të bukur dashurie, mirëpo nuk na e ka prezantuar bashkëshortin e saj. Ose më saktë portretin e tij sepse hera-herës ajo ndan foto e video me të në Instagram sigurisht duke mos ia zbuluar portretin. Kështu ka bërë edhe së fundmi, teksa ka publikuar disa foto nga një ditë në Granada me të dhe Amarin, ku ka zbuluar një pjesë të trupit të bashkëshortit dhe mund të themi se është për t’u patur zili.
Mirëpo, teksa të gjithve na ranë në sy krahët e tonifikuar, ka një detaji shumë të ëmbël në dorën e tij që mund t’ju ketë shpëtuar. Bëhet fjalë për një byzylyk blu ku me shkronja të bardha është shkruar emri i djalit të tyre AMAR. Një detaji shumë i veçantë që na i bëri sytë zemra.
Kujtojmë se aktorja dhe partneri i saj u bënë prindër për herë të parë në gusht të vitit të kaluar. E duket se ndërkohë që muajt kalojnë, i vogli sjell vetëm lumturi e paqe në familje. Para pak kohësh Olta tregoi se ai i ngjan totalisht asaj, teksa ende nuk ka publikuar një foto të portretit të tij.
/News31