Detaji i unazës, dyshime edhe mbi videon e fundit të Kate: U krijua nga Inteligjenca Artificiale?!

As videoja publike e Kate Middleton që njoftoi botën për diagnozën e saj të kancerit, nuk i ka bindur të gjithë. Nje detaj ka rënë në sy në videon e fundit e po i bën teoricienët e konspiracionit të besojnë se ajo është realizuar me AI (Inteligjenca Artificiale).

Një version i ngadalësuar i videos origjinale duket se tregon unazën e saj prej safiri që zhduket dhe më pas rishfaqet. Videoja ka grumbulluar mbi 3 milionë shikime.

Pas shumë javësh spekulime në rrjetet sociale për shëndetin dhe mirëqenien e saj, Kate ka thënë përmes një video-mesazhi të premten se i është nënshtruar kimioterapisë për kancer, pas një operimi që ka pasur në bark. Princesha 42-vjeçare u shpreh se informacioni për kancer e ka tronditur edhe atë, dhe se tani është në fazat e hershme të parandalimit. “Princi dhe Princesha janë thellësisht të prekur nga mesazhet e ngrohta prej njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar, nëpër Komonuelth dhe në gjithë botën”, është thënë në një deklaratë të lëshuar prej Pallatit Kensington. “Ata janë të prekur prej mbështetjes dhe janë mirënjohës për mirëkuptimin ndaj kërkesës së tyre për privatësi”.

Bordo