
Detajet që çojnë në pëfundimin se mardhënia e Feros dhe Arbenitës ka përfunduar
Lidhjes më të komentuar të showbizit shqiptar, mes Feros dhe Arbenita Ismajlit, duket se i ka ardhur edhe njëherë fundi.
Reperi dhe modelja po shijonin prej më shumë se një viti romancën e tyre, e cila duket se ka pasur sërish një krisje.
Nuk është hera e parë që Arbenita dhe Fero nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale, siç kanë bërë së fundmi.
Veç kësaj, aludimet për ndarjen e tyre i përforcon edhe shprehja e fundit e modeles në InstaStory.
Arbenita lë të kuptohet se e ka “zhdukur” Feron nga jeta e saj, të paktën për momentin.
