DETAJET PIKANTE! Gazetari francez ua nxjerr të gjitha: Macron i fiksuar pas gruas, s’rri dot më shumë se 90 min pa e marrë në telefon, dinë çdo detaj të axhendës…

Gazetari francez shkruan në libër se është i mahnitur nga dashuria e ciftit Macron dhe zbulon se presidenti francez e telefonon gruan e tij cdo 90 minuta.

Një autobiografi për presidentin e Francës, Emanuel Macron dhe gruas së tij Brigitte është publikuar. Gazetari francez Gawl Tchakaloff ka qenë shok i ngushtë me Macron deri kur publikoi biografinë për presidentin e Francës dhe gruas së tij ‘’As long as we re together’’ (për sa kohë të jemi bashkë).

Libri që nuk është autorizuar ende përmban shprehje të thëna nga Macrone dhe Briggitte, me ciftin që rrallëherë bën gjëra pa dijeninë e njëri tjetrit. Gazetari francez shkruan në libër se është i mahnitur nga dashuria e ciftit Macron dhe zbulon se presidenti francez e telefonon gruan e tij cdo 90 minuta.

‘’Nuk shkon kurrë më shumë se 90 minuta pa folur në telefon me gruan e tij’’ thotë Tchakaloff për Macron. ‘’Ata e dine axhenden e tyre . Ata e dinë minutë pas minute se cfarë po bën tjetri’’ thuhet ndër të tjera në libër.

E.GJ (Dosja.al)