Detajet e veçanta të festës që Klea dhe Elgiti i bënë Kridit

Kridi, lumturia e parë e Kleas dhe Elgitit festoi dje ditëlindjen. Vogëlushi mbushi 1 vjeç dhe mami e babi ftuan të afërmit e miqtë në një super festë.

Për Kridin, Geraldina Sposa kishte organizuar gjithçka me detaje, në një ambient të hapur, me tavolina druri, fuçi dhe tollumbaca. E gjithë atmosfera dukej kaq përrallore sa me siguri edhe të ftuarit janë ndjerë sikur ishin pjesë e ndonjë filmi.

Ishin këta të fundit që zbuluan disa momente nga festa me muzikë, ushqim dhe shumë të qeshura. Sigurisht momenti më i bukur ishte ai i fryrjes së qirinjve, ku të gjithë i kënduan Kridit këngën e ditëlindjes së bashku. Një ditëlindje që Klea e Elgiti nuk do ta harrojnë kurrë.