Detajet/ E rëndë në Përmet, i dashuri gjimnazist e shantazhonte 19 vjeçaren me video intime, e përdhunoi me shokët. Si u zbulua ngjarja
E kërcënonte me video intime për ta detyruar të kishin raport seksual, por më pas e përdhunon me shokët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Përmet, ku një 19-vjeçare është abuzuar seksualisht nga i dashuri i saj gjimnazist dhe shokët e tij. Policia ka ndaluar gjashtë adoleshentë orët e fundit në një operacion në Përmet, për kapjen e shtetasve që akuzohen se kanë kryer marrdhënie seksuale me vajza të rritura.
Lajmin e konfirmon korespondentja e “Panorama”.
Operacioni i policisë ka ndodhur në Përmet dhe nuk ka ende një njoftim zyrtar. Urdhërndalimet janë lëshuar nga Prokuroria e Përmetit. Dy nga djemtë akuzohen për përdhunim, ndërsa katër të tjerët për ngacmim seksual.
Burimet për “Panorama” bënë me dije se e të rinjtë jetojnë në qytetin e Përmetit, ndërsa vajza nga fshati Goricë, njësia administrative Sukë. Djemtë janë të moshës 17- 18 vjeçare dhe ndalimi i tyre është bërë pas denoncimit që ka bërë vajza e abuzuar. Ata janë gjimnazistë në Përmet.
I dashuri i vajzës së abuzuar është në moshën 18 vjeçare dhe prej kohësh e kërcënonte me një video intime e më pas me shokët e tij e përdhunoi.
“Panorama” mëson gjithashtu se abuzimi seksual nga dy djemtë me vajzën ka ndodhur dje rreth orës 18:00.
Dyshohet se e reja ka pasur lidhje me njërin prej djemve të ndaluar.