Detajet e dasmës së Jlo dhe Alex
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë vendosur ta shtyjnë dasmën për shkak të koronavirusit.
Alex Rodriguez i propozoi Jennifer Lopezit gjatë një pushimi romantik në ishujt Bahame në mars të vitit të kaluar, shkruan DailyMail. Por për shkak të COVID-19, çifti Hollywood-ian kanë ‘shtyrë’ dasmën e tyre të planifikuar, pasi menduan me javë të tëra mbi vendimin, tha një burim për E!News ditën e enjte. Këngëtarja 50-vjeçare dhe ish-lojtari i bejsbollit 44 vjeçar, me të cilin filloi lidhjen në vitin 2017, fillimisht kishte planifikuar të mbante dasmën e tyre të shumëpritur në Itali. Burimi tha “Pa kthimin në normalitet në të ardhme të afërt, Jennifer dhe Alex menduan se shtyrja e dasmës ishte zgjidhja më e sigurt dhe më e zgjuar.
“Vizitorët janë njoftuar së fundmi se dasma nuk do të ndodhë në fund të verës, siç ishte parashikuar”, shtoi ai. Megjithëse, planet e tyre janë prishur nga izolimi dhe distance sociale e detyrueshme, burimi pretendoi se dyshja kanë shpresë se do të ‘bëjnë dasmën e ëndrrave të tyre kur koha të jetë e duhur’.
Gjatë paraqitjes së saj në Oprah’s 2020 Vision, JLo tha se derisa janë bashkë, dasma nuk është me nxitim. Ndërsa, në një tjetër intervistë, Alex tha se planifikonin një ndejë me miqtë e tyre më të mire. Jennifer njoftoi fejesën me Alex gjatë muajit mars, duke publikuar një foto nga momenti kur ai i propozoi.